Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës me pasojë plagosjen.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec kur 23-vjeçari me inicialet F.A duke drejtuar mjetin tip ”Seat”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja, shtetësia S.Q.
Kjo e fundit është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
a.ç