Autoritetet italiane kanë dëbuar dy shtetas shqiptarë nën dyshimin se janë të lidhur me terroristë.
Nuk ka ende informacion për identitetin e personave të ndaluar ndërkohë raportohet se ata jetonin në Puglia.
Policia e shtetit fqinj sqaron se dëbimi ka ardhur për arsye sigurie, pasi dyshimet janë të forta se shqiptarët kanë qenë të lidhur me grupe radikale terroriste.
Prej kohësh tashmë Italia është vënë në shënjestër nga ana e terroristëve të cilët jo rrallë herë kanë deklaruar se do të godasin Romën dhe Kishën Katolike. Që prej vitit 2015 janë dëbuar nga Italia 232 persona të dyshuar për lidhje me terrorizmin./a.m.