Ndalohet një shtetas i dënuar me 6 vite burg për veprën penale të mashtrimit.
Policia e Korçës njoftoi se specialistët e Seksionit për Krimet bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Lulëzim Nazifi, 56 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 73/764 datë 13.01.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprën penale : “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Shtetasi i mësipërm, rezulton se i`u kishte premtuar disa shtetasve të tjerë, pajisjen me viza pune për në shtetin Grek, në shkëmbim të një sasie lekësh, duke i mashtruar këta të fundit./a.m.