Dy vëllezër nga Elbasani kanë përfunduar në pranga, njëri prej të cilëve i plagosur me thikë nga vëllai i tjetër. Policia sqaron se ka arrestuar shtetasi Fatmir Bakalli, 56 vjeçare, i cili akuzohet se ka goditur me thikë shtetasin Shpend Bakalli, 49 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia lokale sqaron se 49 vjeçari u arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar fizike ndaj bashkëshortes së vëllait më të madh, 53 vjeçares M.Bakkali, duke duke i shkaktuar dëmtime fizike, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Arrestimi i shtetasit Shpendi Bakalli, u bë pasi dyshohet të ketë dëmtuar derën e oborrit të vëllait të tij shtetasit Fatmir Bakalli dhe dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së të vëllait shtetases M.B., 53 vjeçe duke i shkaktuar dëmtime fizike, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Vëllezërit Bakalli jetojnë në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit.
Ndaj shtetasit Shpendi Bakalli, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim prone” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.
a.ç