Belgjika ka tërbuar grekët.
Kjo, pas vendimit për të vendosur kontrolle për fluturimet hyrëse nga Greqia.
Mediat greke shkruajnë se në Bruksel janë shtuar kontrollet për pasagjerët që hyjnë nga Greqia, të cilët duhet të rrinë në radhë për të dorëzuar pasaportat.
Sipas tyre, këto kontrolle presupozojnë se pasagjerët grekë nuk konsiderohen si qytetarë të një vendi anëtar i zonës Shengen, por sikur të vijnë nga vende të botës së tretë.
Kulmi ka arritur kur është ndaluar për kontroll, krue i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis.
Më pas u ndalua edhe një deputet i partisë së tij, Giorgos Kyrtsos.
Ai ka qenë objekt kontrolli, një përvojë që e ka ndarë edhe në Tëitter.
“Turpërimi ynë europian vazhdon për shkak të paaftësisë së qeverisë sonë në kontrollin e prodhimit në shkallë industriale të dokumenteve false”, shkruan ai.
Ndërsa europarlamentarja e Syriza-s, Sofia Sakorafa, shkruan me ironi se “Greqia po fiton kredibilitet me kontrollet e vendosura në Bruksel”.
Për palën greke ky rikthim kontrollesh është i paligjshëm dhe thyen marrëveshjet në fuqi.
Belgjika i shtohet kështu Italisë dhe Gjermanisë, të cilat kanë vendosur kontrolle hyrëse për shtetasit që vijnë nga Greqia. /b.d