Policia greke ka vënë në pranga babë e bir pas drogës e armëve të zbuluar në makinën e tyre.
Mësohet se operacioni i policisë greke është zhvilluar në kufi, në fshatin Kastritsa, Janinë.
Në automjet janë gjendur 8 kg e 741 gram marijuanë, 1 kallashnikov, 1 krehër, 12 fishekë dhe 7 celularë. Dy të arrestuarit janë 61 dhe 35 vjeç.
a.ç