Ish-futbollisti i Besës, Valon Bajgora, është dënuar me tetë vite burg nga gjykata e Londrës. Vendimi i ardhur nga autoritetet britanike, vjen pas hetimit të ish-futbollistit, bashkë edhe me disa shqiptarë të tjerë.
Ata u arrestuan më 27 prill 2017, teksa po transportonin 9 kilogramë kokainë në një parking në zonën e Brentfordit. Bajgora është aktivizuar më parë, me skuadrën e Besës në Kavajë, si dhe me Prishtinën dhe Flamurtarin, në Kosovë.
a.ç