Të paktën 28 kilogramë heroinë u sekuestruan në periferi të Athinës në një operacion ku u arrestuan dy shqiptarë, njeri prej të cilëve kreu i bandës bën të ditur policia greke.
Droga, heroinë e pastër ishte futur në 54 pako të presuara dhe bashkë me këtë sasi lënde narkotike u kapen dhe 5 kg lëndë përzierëse.
Bashkë me shqiptarët u arrestua edhe një greke 29-vjeçare, ndërsa një person i katërt u shpall në kërkim.
Heroina vinte nga Turqia dhe do të shpërndahej në Athinë.
a.ç