Neuer është zgjedhur si portieri më i mirë në botë sipas “France Football”. Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka lënë prapa Gianluigi Buffonin e Juventusit dhe Thibaut Courtois, portierin e Chelseat, për të fituar çmimin e më të mirit për vitin 2017 nga “France Football”, transmeton Gazeta Express.
“France Football” do të ndajë edhe çmimin “Topi i Artë”. Të enjten, do të mësohet fituesi i këtij çmimi ku sërish kandidat janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që do të luftojnë për epitetin e më të mirit për vitin që po lëmë pas, përgatiti “Gazeta Express”. (b.an)