Një firmë private është grabitur gjatë orëve të mbrëmjes në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dvoran. Persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve mësohet se kanë marrë një sasi parash pasi kanë lidhur çiftin e bashkëshortëve, pronarë të biznesit.
Bëhet me dije se u grabit një firmë e tregtimit të pijeve.
Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia ka ngritur postblloqe në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Informacion paraprak.
Më datë 04.12.2017, rreth orës 19:15, jemi njoftuar se në fshatin Dvoran, në ambientet e një firme private pijesh kanë shkuar persona të armatosur dhe të maskuar.
Nga të dhënat e para dyshohet se këta persona pasi kanë lidhur pronarin dhe bashkëshorten e tij, kanë vjedhur një sasi lekësh prej 50 mijë lek të reja, 70 Euro dhe 150 Dollarë. Më pas këta persona janë larguar me shpejtësi në këmbë.
Në vendngjarje, ndodhen forca të shumta policie. Janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin e kapjen e autorëve.
Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj.
/a.m.