Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali në fshatin Proptisht të Qarkut Korçë, duke lënë të plagosur katër persona. Ky ka qenë lajmi fillestar i raportuar në televizionet informative mbrëmjen e së hënës.
Ngjarja që ishte një përsëritje në dukje e tragjedisë së Torovicës, duket se nuk ka qenë e vërtetë.
Në një raportim, policia thtoë se nuk bëhet fjalë për të lënduar. Grupi hetimor thotë se bëhet fjalë vetëm për një gur të rënë mbi automjet, që në fakt nuk ka lënduar askënd. /b.d