Në Theth dhe Vermosh, në veri të vendit, është rikthyer energjia elektrike, pas dëmtimit që shkaktoi moti me reshje dëbore.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se, pas reshjeve të para të dëborës që lanë pa energji një pjesë të veriperëndimit të vendit, është rikthyer energjia dhe furnizimi me energji në veri është stabilizuar.
Defektet në rrjetin elektrik u shkaktuan nga reshjet e shiut e borës. Po ashtu, OSHEE ben te ditur se të gjithë fiderat në Koplik punojnë normalisht. Ndërkaq, në Vermosh u vu në punë kabina e fundit pa energji, thuhet në njoftimin e OSHEE-s.