Ministrat e Financave të 19 vendeve që kanë miratuar monedhën unike, Eurogrupi, do të zgjedhin sot në Bruksel presidentin e ri, që do të ngarkohet të përfundojë kantierin gjigant të reformimit të eurozonës.
Katër kandidatë zyrtarë janë paraqitur në këtë post strategjik të institucioneve evropiane, portugezi Mario Centeno (i mjatë) që shfaqet edhe si favorit, letonezja Dana Reizniece Ozola (qendra e djathtë), sllovaku Peter Kazimir (socialdemokrat) dhe luksemburgasi Pierre Gramegna (liberal).
I zgjedhur për dy vite e gjysmë, shefi i Eurogrupit drejton mbledhjet mujore të ministrave, ku objektivi kryesor është të garantohet koordinimi i politikave ekonomike kombëtare.
Ky është një nga pozicionet me më shumë peshë në Bruksel bashkë me presidentët e tre institucioneve të mëdha të BE-së, Jean Claude Juncker (Komisioni), Donald Tusk (Këshilli), Antonio Tajani (Parlamenti) si dhe shefja e diplomacisë, Federica Mogherini.
Pas votimit kandidati i parë që do të marrë më shumë se 50 për qind të votave do të zgjidhet.
Megjithatë ministrat mund të zgjedhin presidentin duke arritur në një konsensus në bisedime paraprake dhe duke mënjanuar votimin./b.d