Intensiteti i reshjeve po shkon drejt uljes dhe tashmë po bie ndjeshëm rreziku për përmbytje të tjera. Por duket se pas reshjeve vendi do përshihet nga i ftohti.
Instituti i Gjeoshkencave parashikon që prurjet e lumenjve, do të kthehen në nivele normale për stinën dhe nuk janë të rrezikshme për përmbytje.
PARASHIKIMI METEO :
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.04) reshjet do të vazhdojnë, por në zona më të kufizuara. Intensiteti i tyre do të jetë i dobët në shumicën e rasteve, por në disa raste ato do të jenë intensive shoqëruar me shtrëngata, kryesisht në qarqet e Veriut dhe të Qendrës (me kohëzgjatje të shkurtër).
Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.
Nesër (e martë, dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 °C / 11 °C
në vendet e ulta: 2 °C / 9 °C
në vendet malore: -6 °C / 5 °C.
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.04) do të fryjë e lehtë. Nesër (e martë, dt.05) do të forcohet dhe në bregdet do të arrijë deri mesatare.