Pasojat që kanë lënë përmbytjet e ditëve të fundit kanë detyruar kryeministrin Edi Rama të rikthehet te ideja për sigurimin e detyrueshëm të banesave.
Projekti që ishte pezulluar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, duket se do të vihet në jetë pas propozimit të kryeministrit.
Ideja e tij ka gjetur të papërgatitur edhe AMF-në, që deklaron se nuk ka dijeni.