1975 – Vdiq Hannah Arent, filozofe dhe një nga figurat kryesore në disiplinën e teorisë politike në shekullin e 20-të. Fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare, ndër të cilat çmimet e Lesing në vitin 1959 dhe çmimet “Sigmund Freud” në vitin 1967. Në vitin 1993 u themelua në Dresden Instituti “Hannah Arent” për studimin e totalitarizmit.
1642 – Vdiq burrështetasi francez, Kardinali Arman Jean du Plessis Richelieu, ministër i mbretit Luigj XIII (që nga 1629) kishte një rol të madh në Francë dhe ndihmoi në fuqinë e kurorës franceze. Ai themeloi Akademinë Franceze në vitin 1635.
1679 – Vdiq filozofi anglez Thomas Hobbes, përfaqësues i empirizmit klasik anglez. Idea për njeriun si një individ i lirë dhe shtetit si një krijim i nderuar, i formuar në bazë të kontratës së individëve, u paraqit në veprat e “Leviathanit”, “Bazat e ligjit natyror dhe politikës”, “Për njeriun”, “Për trupin”, “Për qytetarin”. (b.an)