Procesi mësimor rinisi sot në pjesën më të madhe të shkollave të vendit, pas ndërprerjes dy ditore javën e kaluar për shkak të përmbytjeve.
Me vendim të Ministrisë së Arsimit, në 27 shkolla mësimi u pezullua deri në një afat të dytë, pasi vijonte puna për rikthimin e ambienteve të tyre në normalitet. Më konkretisht, në Fier dhe Vlorë ka qenë numri më i madh i shkollave ku u pezullua zhvillimi i mësimit. Por, Ministria e Arsimit sqaron se mësimi do rinisë nesër, e martë 5 dhjetor, në 13 shkolla, nga të cilat pesë shkolla janë në Fier, katër në Vlorë dhe katër në Tiranë.
Ndërsa në tre shkolla të tjera, dy ngva të cilat në Fier dhe një në Vlorë, sipas Ministrisë së Arsimit, do pritet dita e mërkurë për zhvillimin normal të mësimit.
Mësimi vijon të jetë i pezulluar pa afat në 11 shkolla të tjera. Ministria e Arsimit ka sqaruar gjithashtu se orët e humbura do zëvendësohen ditët në vijim.
Shkollat ku rinis mësimi nesër:
– Shkolla 9-vjecare Gjysylkane (Pezë, TIRANË QARK)
– Kopshti Ndroq (Ndroq, TIRANË QARK)
– Shkolla Dritas (Nj. Adm. Zall Herr, TIRANË QARK)
– Shkolla Niko Hoxha (Valias, TIRANË QARK)
– Xhevit Fetahu (Levan, FIER)
– Bocove (Levan, FIER)
– Pishe (Levan, FIER)
– Cikli i Ulet Çerven (Frakull, FIER)
– Cikli i Ulet Kashisht (Frakull, FIER)
– Kafil Malaj (Bishan, Novoselë, VLORË)
– Loni Mone (Poro, Njësia Novoselë, VLORË)
– Qeriba Derri (Bashaj, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë, VLORË)
– Sadik Zotaj (Ramicë, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë, VLORË)
Shkollat të cilat rihapen të mërkurën:
– Thoma Sema (Levan, FIER)
– Rakip Kryeziu (Bashkia Fier, FIER)
– Ismail Qemali (Fitore, Novoselë, VLORË)
/b.d