Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dënon vjedhjen që i kanë bërë televizionit “Zjarr TV”.
Basha thotë se dhunimi i një redaksie dhe vjedhja e kamerave është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambjentin e vështirë mediatik në vend.
Partia Demokratike i bën thirrje organeve të rendit e të ligjit, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.
Më tej ai thotë se media sot është e pambrojtur. duke e konsideruar kryeministrin Edi Rama si nxitës të dhunës. “Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias,”shprehet Basha në njoftimin e shpërndarë nga PD. /b.d