Olsi Rama është një dashamirës i njohur i futbollit, ku shihet në çdo ndeshje për të parë sfidat e kampionatit shqiptar, veçanarisht ato të klubit të Partizanit, por edhe të ekipeve kombëtare.
Rama së fundmi është bërë dhe pjesë e stafit drejtues të ekipit të Partizanit, ku ka marrë një post të rëndësishëm. Ai është emëruar drejtor i përgjithshëm i 15 herë kampiomëëve të vendit, duke u bërë pjesë e një nga klubeve më të mëdha të futbollit shqiptar.
Dhe sot ai ka qenë i pranishem në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Burime të sigurta nga Insitucioni i Futbollit Shqiptar thanë për “TemA TV” se arsyeja e viztës së Olsi Ramës ka qenë nisja e kursit për t’u pajisur me liçensën e drejtorit Sportiv. Nga foto e siguruar shihet qartë që Rama ka qenë prezent për të ndjekuar seminaret që organizohen nga Federata Shqiptare e Fubtollit.(f.b/TemA)