Më shumë se 200 ekspertë dhe profesionistë në fushën e të ushqyerit, shëndetit, arsimit, mbrojtjes sociale dhe bujqësisë po takohen sot në Budapest. Ata kanë një të përbashkët: bindjen se sistemet ushqimore lokale, kombëtare, rajonale dhe globale mund të bëjnë shumë më tepër për të përmirësuar dietat e njerëzve.
Simpoziumi rajonal dy ditor për Sistemet e Ushqimit të Qëndrueshëm për Ushqime të Shëndetshme është organizuar nga FAO dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), në bashkëpunim me UNICEF dhe Programin Botëror të Ushqimit (WFP). Është e katërta në një sërë simpoziumesh të drejtuara nga FAO që po zhvillohen në mbarë botën këtë vit – të gjitha kanë për qëllim shfrytëzimin e potencialit të sistemeve ushqimore për të promovuar dietat e shëndetshme.
Pjesëmarrësit e simpoziumit përfshijnë përfaqësues qeveritar, parlamentarë, fushës akademike, sektorit privat, organizatave joqeveritare, shoqatave profesionale, fermerëve, kooperativave dhe shoqërisë civile. Sektorët e ndryshëm mblidhen së bashku për të ndihmuar në avancimin e proceseve të përshtatshme të politikave, të nxitura fuqimisht nga Konferenca e Dytë e FAO / OBSH për ushqyerjen (Romë, 2014) dhe si pjesë e Dekadës së Veprimeve të Kombeve të Bashkuara mbi Ushqimin2016-2025.
Format e ndryshme të kequshqyerjes – dobësim, mbipeshë, obezitet, mungesa e vitaminave dhe e mineraleve – janë të pranishme deri diku në të gjitha vendet e Evropës dhe Azisë Qendrore. Sipas të dhënave të FAO / WHO, më shumë se 55 përqind e të rriturve në rajon janë mbipeshë ose obezë, dhe miliona vuajnë nga anemia, mungesë e jodit, zinkut, ose mungesa e vitaminës A dhe D.
Shumë nga faktorët që karakterizojnë dietat e mangëta qëndrojnë jashtë fushës së zgjedhjes së ushqimit personal, sipas zyrtares së FAO për sigurinë ushqimore dhe konsumatorin Eleonora Dupouy, koordinatore e aktivitetit. Sigurimi i dietave të shëndetshme është një detyrë dhe përgjegjësi multisektoriale dhe e shumë niveleve, tha ajo.
“Sot e kuptojmë se ushqimi i mirë varet jo vetëm nga produktiviteti bujqësor, por nga të gjitha sistemet ushqimore – nga mënyra e planifikimit të prodhimit deri te konsumi”, tha Dupouy.
“Ne duhet të shohim përgjatë zinxhirëve të vlerave dhe brenda secilit element të sistemeve ushqimore për të parë se ku vlera ushqyese rrezikon të humbasë, ose ku ka mundësi për ta ruajtur apo rritur atë”, tha Dupouy. “Ne duhet të mendojmë për infrastrukturën, si për ruajtjen dhe përpunimin e produkteve, rrugët dhe tregjet, për të siguruar që ushqimi kalorik dhe i sigurt është fizikisht i disponueshëm për njerëzit në të dy zonat si ato të largëta rurale dhe brenda qyteteve. Qëllimi është që të mos lihet askush pas.”
“Mungesa e të kuptuarit të asaj cfarë përbën sisteme ushqimore të qëndrueshme ose të asaj se si duket një dietë e qëndrueshme dhe e shëndetshme gjithashtu mund të jetë një pengesë, tha Dupouy. Shkollat dhe edukuesit mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e kësaj. Rritja e ndërgjegjësimit është e rëndësishme edhe në sektorë të tjerë, siç është kujdesi shëndetësor dhe mbrojtja sociale.”
Vetë bujqësia mund të kontribuojë më shumë në nivelet e ushqimit sesa aktualisht. FAO po promovon diversifikimin e kulturave – duke kaluar nga prodhimet e farërave dhe theksuar vlerat e të korrave vendase të pasura me vlera mikroushqimore të papërdorura më parë. Shpesh, biodiversiteti lokal, njohuritë dhe praktikat tradicionale mund të shërbejnë si bazë për përmirësimin e të ushqyerit.
“Ne duhet të ndërtojmë ura midis fushave të ndryshme profesionale dhe sektorëve qeverisës, në mënyrë që të kemi një kuptim të përbashkët për çdo kontribut dhe përgjegjësi të mundshme”, tha Dupouy. “Ndër të tjera, kjo gjithashtu na ndihmon të identifikojmë mundësitë e partneritetit strategjik dhe mobilizimit të burimeve.” Dietat me cilësi të ulët janë faktori numër një i riskut të modifikueshëm për sëmundjet jo të transmetueshme, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe diabeti, sipas të dhënave të OBSH. Këto kontribuojnë në vlerat e rajonit për Përshtatjen e Viteve të Jetesës me Aftësi të Kufizuar, ose DALY, veçanërisht në Evropën Lindore ku vendet kanë patur rritje të shpejtë të niveleve të të ardhurave gjatë 20 viteve të fundit. Axhenda2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm e bëjnë të qartë: siguria e ushqimit dhe ushqimi i mirë për të gjithë janë thelbësore. Nëse njerëzit nuk ushqehen mirë dhe me nuk janë me shëndet të mirë, rrezikohen shumë nga objektivat e tjerë.