Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se situata po fillon të normalizohet dhe rreziku i përmbytjeve ka kaluar.
Në njoftimin e saj të fundit, lumi Vjosa do të tërhiqet dhe për këtë arsye janë hequr paralajmërimet për përmbytje.
“Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës se sotme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja.
Lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral. Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.
RESHJET
E hënë, dt.04) reshjet lokale, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.
TEMPERATURAT
(e hënë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 5 °C / 12 °C në vendet e ulta: 4 °C / 12 °C në vendet malore: -3 °C / 6 °C.
ERA
(e hënë, dt.04) do të dobësohet, për të fryrë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.
a.ç