Policia e Elbasanit ka gjetur një armë tip kallashnikovë në një kosh mbeturinash, në lagjen 11 nëntori.
Sipas informacioneve paraprake, arma është gjetur nga një person që mmblidhte mbetje të riciklueshme dhe që më pas ka lajmëruar policinë.
Arma dyshohet të jetë hedhur në orët e mbrëmjes në një kosh pranë shkollës 9-vjeçare Qamil Guranjaku, në lagjen 11-nëntori.
Nuk dihen ende detaje, por pritet që policia të bëjë analizën e armës, për të parë nëse është përdorur në ndonjë vrasje ose plagosje.
a.ç