Partizani ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertën e Lushnjës sot pasdite, nga ku doli me rezultatin 0-3.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por në të dytën loja e të kuqve ndryshoi totalisht.
Tre gola nga Batha, Progni e Trashi, i rikthyen buzëqeshjen trajnerit Starova, i cili ishte rikthyer edhe nga pezullimi 2-javor që mori nga Komisioni i Disiplinës i FSHF-se.
Tashmë, Partizani shkon në kuotën e 18 pikëve, por mbetet sërish në vendin e 6-të. Ndersa Lushnja mbetet e fundit në tabelë, me vetëm 5 pikë të grumbulluara pas 13 javësh. /b.d