Ndonëse është zgjedhur dy vite më parë anëtar i Këshillit Bashkiak, këshilltari dhe juristi i PD-së Fabian Topollaj duket se nuk e njeh territorin e Bashkisë Tiranë.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, këshilltari i djathtë ka fajësuar kryebashkiakun Veliaj për përmbytjet e qëndrës tregtare City Park në fshatin Gjokaj.
Nuk dihet nëse kjo “pakujdesi” ka qenë me dashje apo jo, por këshilltari i djathtë ka sulmuar në këtë mënyrë kryebashkiakun e Vorës, Fiqiri Ismaili, pasi siç mund të shikoni edhe nga kjo hartë, qendra tregtare i përket njësisë administrative të Vorës që drejtohet nga PD.
Fiqiri Ismaili njihet për mbështetjen që ka nga Basha. Nga ana tjetër, këshilltari i PD, Fabian Topollaj, ka një konflikt të hapur me kryetarin e PD Lulzim Basha duke u radhitur në grupin e atyre që kërkojnë shkarkimin e tij. /b.f