Presidenti iranian Hassan Rohani inaguroi sot një port të ri në Kabahar, në juglindje të Iranit, në brigjet e oqeanit Indian dhe ku Teherani shpreson të krijojë një platformë tregtare rajonale.
“Porti ka një vendndodhje strategjike, që mundëson lidhjen e brigjeve afrikane dhe aziatike me Azinë qendrore nëpërmjet aksit rrugor dhe hekurudhor veri-jug që Irani është duke përforcuar paralelisht me kufirin e tij lindor me Pakistanin dhe Afganistanin”, deklaroi Rohani gjatë ceremonisë së inagurimit të publikuar nga televizioni shteteror.
Sipas medias iraniane, ndërtimi i këtij porti të ri, që mundëson ankorimin e anijeve kargo gjigante (me peshë boshë prej 100 000 dhe 120 000 tonë), ka kushtuar një miliardë dollarë, nga të cilat 235 milionë janë financuar nga India, që kërkon të ketë akses në tregun e Iranit, Afganistanit dhe vendeve të Azisë qendrore, duke anashkaluar Pakistanin./b.d