Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Urën Vajgurore nga ku ka inspektuar zonën nga afër. Theksojmë se Ura Vajgurore ka qenë një nga zonat ku ka patur përmbytje të shpeshta gjatë rreshjeve të shiut por falë investimeve të kryera për mbrojtjen nga lumi të banesave, këtë herë fatmirësisht nuk janë prekur megjithëse prurjet e lumit kanë qenë të larta.
Këtë e citon Rama në videon live të hapur në rrjetin social Facebook.
JA postimi i tij i plotë:
“Në Urën Vajgurore ku falë investimeve të kryera për mbrojtjen nga lumi, banesat e fushat bujqesore që përmbyteshin çdo dimër dhe kaluan një situatë katastrofike në 2015, këtë herë nuk janë prekur megjithëse prurjet e lumit kanë qenë më të larta”