Tensinonet mes SHBA dhe Koresë së Veriut vijonë që të jenë në rritje.
Gjashtë F-22 amerikanë kanë mbërritur sot në Korenë e Jugut në kuadër të ciklit vjetor të manovrave të përbashkëta ajrore “Ace Vigilant”, që do të mbahet nga 4 deri në 8 dhjetor.
Ky ushtrim vjen si një provë e madhe force përball Phenianit, pak ditë para lançimit të raketës së re interkontinentale.
SHBA gjithashtu ka në plan të dërgojë F-35A, F-35B, F-16C si dhe një numër të panjohur superbombardimi B-1B.
Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe administrata e tij janë duke “provokuar për një luftë bërthamore”, thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.
Zëdhënësi e cilëson Trump “demon bërthamor” dhe një “shkatërrues të paqes globale”.
a.ç