Kryeministri i vendit Edi Rama këtë të dielë ka uruar shqiptarët “mirëmëngjes” me një video gjatë një operacioni shpëtimi të qytetarëve pas përmbytjeve që pushtuan Shqipërinë tre ditët e fundit. Në mesazhin e tij në “Facebook” Rama shprehu vlerësim për punën e forcave të kërkim-shpëtimit që ndodhen në terren prej disa ditësh, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura.
Ja postimi I plotë
MIRËMËNGJES 🙂
dhe me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim – shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë papushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e dielë sa më e qetë./a.ç