Erkand Qerimaj e mbyll pa medalja Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Peshëngritësi shqiptar, i cili garoi në kategorinë deri 77 kg, ngriti 155 kg në shkëputje, 187 në shtytje dhe 342 kg në dygarësh, duke u renditur në vendin e 6-të, raporton Supersport.
Ashtu sikurse Briken Çalja, Qerimaj mundi të ngrinte shtangën vetëm në provën e parë në të dy stilet (dështoi me 157 kg në shkëputje dhe 191 në shtytje), duke marrë një rezultat poshtë pritshmërive.
Në shkëputje shkodrani u rendit i 9-ti, ndërsa në shtytje meritoi pozicionin e katërt. (b.an)