Presidenti Ilir Meta ka zbritur në terren për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zonat e përmbytura.
Kreu i shtetit ishte sot në fshatin Ferras, njësia Levan në Fier. Ai është interesuar lidhur me gjendjen e banorëve të prekur nga përmbytjet.
Meta është takuar në terren me efektivët e forcave të armatosura që i kanë ardhur në ndihmë banorëve të prekur./a.m.