Ndihmë të shumta kanë ardhur nga Kosova për familjet e përmbytura në gjithë vendin.
Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka dhënë edhe instruksionet se familjet që do të kenë më shumë prioritet pikë së pari do të jenë ato që banesat e tyre njëkatëshe janë shkatërruar nga reshjet e shumta të shiut. Më shumë të prekura janë qytete e Fierit dhe Vlorës ku për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve janë përmbytur banesa, toka dhe biznese të shumta.
/a.m.