Situata në Korçë si pasojë e reshjeve po vjen drejt përmirësimit. Por pavarësisht kësaj, në zona të caktuara shfaqen ende probleme.
Gjatë ditës së sotme janë konstatuar vështirësi në Zëmblakë ku ka pësuar dëmtime ura në këtë fshat.
Kjo urë është pjesë e aksit të lidh Korçën me Devollin. Njëra prej këmbëve të urës ëhstë dëmtuar dhe paraqit rrezik. Qarkullimi po bëhet nga rruga dytësore./a.m.