Një banor nga fshati Murqinë e Fushë Krujës ka raportuar se një prej pjesëtarëve të shtëpisë është pickuar nga gjarpri, teksa ka qenë duke lëvizur orenditë e shtëpisë të cilat janë nën ujë. Ky fshati ndodhet nën pushtetin e ujit prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa disa banesa janë të përmbytura.
“Jemi të zhytyr në ujë dhe nuk kemi asnjë ndihmë nga askush, ju lutem na ndihmoni, një nga pjesëtarët e familjes sime është pickuar nga gjarpri”, ka thënë ai. Kryefamiljari i bën apel të gjithë autoriteteve lokale që t’i vinë në ndihmë pasi situata në Muriqinë është shumë e rënduar dhe janë të izoluar. Në këtë fshat mungon edhe energjia elektrike, pasi shtyllat e tensionit të lartë janë dëmtuar nga stuhitë e shiut. /marrë nga tvklan/
a.ç