Moti i keq me shira të dendur ka shkaktuar probleme përmbytje dhe të qarkullimit të njerëzve dhe mjeteve edhe në qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se aksi nacional Virua-Kordhocë është i pakalueshëm, ndërsa liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati.
Gjithashtu për shkak të shirave rrugët e brendshme janë të pakalueshme.
Niveli i lumit Vjosa do rreth 1 metër të dalë nga shtrati. Disa njësi administrative në këtë aks kanë probleme me energjinë elektrike. Aksi nacional Tepelenë – Gjirokastër është i pastër dhe nuk ka probleme./a.ç