Kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson e do punën e tij dhe ka si qëllim të qendrojë në krye të departamentit të Shtetit, konfirmoi sot zëdhënësi i tij, Heather Nauert pas zërave, sipas të cilave Donald Trump kishte parashikuar ta zëvendësonte.
“Sekretari i përgjithshëm i Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, i telefonoi departamentit të Shtetit për të siguruar drejtuesit e saj se zërat për një riorganizim të tillë ishin të rreme”, konfirmoi Nauert.
Rex Tillerson e do punën e tij. Ai ka shumë punë për të bërë”, deklaroi zëdhënësi duke konfirmuar se sekretari i Shtetit kishte disa takime të parashikuara javën e ardhshme me ministrat evropianë në Bruksel, Stokholm, Vjenë dhe Paris.
“John Kelly i telefonoi sot ministrisë tonë dhe theksoi se këto zëra nuk ishin të vërteta (…) dhe Shtëpia e Bardhë konfirmoi sot se nuk kishte asnjë njoftim të bëtë mbi këto ndryshime”, theksoi Heather Nauert./b.d