Kryeministri Rama sfidon publikisht Lulzim Bashën për akuzat e tij në Kuvend se për inceneratorët qeveria do japë 400 mln euro, të cilat janë në pronësi të qeveritarëve. Kreu i qeverisë nga foltorja e Kuvendit i dekaroi Bashës se nëse bëhet fjalë për 400 mln euro ai është i gatshëm të japë dorëheqje.
“Të sfidoj Lulzim. Më shih në sy. Nëse bëhet fjalë për 400 mln euro unë do të japë dorëheqje. Hy heto merr informacion bëj ctë duash. Po nëse nuk është e vërtetë a jep ti dorëheqje?”, nënvizoi Rama.