Të tjera detaje dalin nga shpërthimi i një mjeti në afërsi të Kopshtit Botanik.
Mësohet se mjeti “Passat” me targa AA 946 EE, në pronësi të shtetasit Ndok Rajta i është vendosur një sasi eksplozivi.
Shpërthimi që ndodhi rreth orës 9:30, ka qenë shumë i madh, ndërkohë që nuk ka pasur nevojë që të thirrej zjarrfikësja.
Sipas balkanwen, pronari i i mjetit është biznes, pasi disponon një firmë inertesh.
Dyshohet që eksplozivi të jetë vendosur për të kërcënuar pronarin e makinës, ndërkohë nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me firmën e inerteve.
Në momentin që ka ndodhur shpërthimi nuk ka pasur të lënduar. Copëzat e mjetit janë përhapur në një distancë rreth 70 metra. /a.ç