Policia e Kukësit ka nisur procedimin penal për tre persona, pasi akuzohet se kanë bërë vetëgjyqësi. Sipas informacioneve që ka dhënë policia ata janë mbyllur dhe janë rrahur më njëri tjetrin në një lokal. Policia bën me dije se A.C, O.C, dhe H.C që sipas iniciale lënë dyshime se mund të kenë lidhje me njëri-tjetrin, për motive pronësie janë rrahur me grushte.
Njoftimi i policisë
Më datë 28.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit A.C, O.C dhe H.C, vjeç 23, 24 e 52, banues në Kukës, pasi dyshohet se në lagjen 5, në lokal pronësi të H.C, për motive pronësie, A.C e O,C, me vetëgjyqësi i kanë mbyllur lokalin dhe janë goditur me grushte me njëri tjetrin. Nenet 277, 90 e 25 të Kodit Penal.