Festa e Krishtlindjeve është gjithmonë edhe një sforcim përsa i përket ushqimit, mes drekave në familje, darkave festive dhe koktejeve të llojeve të ndryshme. Kështu që është më mirë të merrni masa para për të mos patur ndjesi faji se keni ngrënë shumë për festa.
Hani shëndetshëm gjatë gjithë vitit – Është e kotë të zhënjeheni; nuk ka nevojë të viheni në dietë për një muaj dhe më pas mos ta ndiqni më atë. Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar duhet të jetë konstante në marrëdhënien tonë me ushqimin. Nëse hamë në mënyrë të moderuar do të jemi në gjendje të mirë shëndetësore dhe mund të shijojmë pa vështirësi gjatë periudhave festive.
Para festave- Ndiqni një regjim ushqimor të lehtë, si mishin e bardhë dhe peshkun duke kufizuar karbohidratet, (patatet, bukën, makaronat, orizi dhe drithëra të tjera) me vetëm një porcion në ditë.
Fokusohuni tek perimet dhe kufizoni frutat me shumë sheqer në pak vakte në ditë, duke i konsumuar në mes të vakteve. Ndërsa mbrëmjen zëvendësojeni me një supë perimesh të ngrohtë. Për drekë, sallata e zakonshme, madje provojeni dhe të ngrohtë, me perime në avull dhe konsumojeni të ngrohtë. Eleminoni tërësisht ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet e gazuara, kanë shumë kalori dhe asnjë efekt ngopjeje. Kujdes edhe me shtesat, si vaji i ullirit ekstra i virgjër, duke e hedhur një herë në një lugë gjelle e më pas në pjatë, kujdes të mos përdorni asnjë lloj kripe, duke nisur që nga majoneza.
Hidratimi në plan të parë- Të pini bollshëm është gjithmonë një rregull i mirë: uji është aleati i parë në luftimin e fryrjes dhe hidratimin e trupit. Dy litra lëngje që duhet të merren çdo ditë janë gjithmonë një rregull i vlefshëm: orët e para të ditës janë ato ku më së shumti duhet të hidratoheni, prandaj në mëngjes është mirë të merrni me vete një shishe ujë. Nëse ditët janë të ftohta dhe puna juaj iu mban jashtë, mund të jetë e dobishme të përgatitni një çaj të ngrohtë bimor për të marrë me vete në një termus. Për një mëngjes detoksifikues mund të hani një fetë ose dy ananas i freskët, i cili është dietik dhe me shije të ëmbël.
Ushtrimet fizike- Nëse ju doni të humbni peshë, mos harroni se aktiviteti fizik është më i efektshëm për të “djegur” kalortië. Një udhëtim me biçikletë ose vrapim (për të bërë në mëngjes para për të shkuar në zyrë) janë ideale, por nëse nuk jeni të trajnuar mund të bëni një ecje të shpejtë për të paktën 30-40 minuta./Tgcom24/ATA