Është përfshirë nga flakët një banesë në Buqizë. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Ostren, konkretisht në shtëpinë në pronësi të Fehmi Dukës.
Si pasojë e djegies totale të banesës, 6 anëtarët e familjes kanë mbetur në qiell të hapur, e pa banesë në mes të dimit.
Ndërkohë nuk ka ende një njoftim pas ekspertizës për shkaqet e zjarrit. /b.d