Kreu i politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini do të organizojë më 18 dhjetor në Bruksel një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Një nga pjesëmarrësit do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama dhe në këtë takim pritet të diskutohet për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit dhe rritjen e bashkëpunimit mes tyre.
Bashkimi Europian është mjaft i angazhuar me politikat e tij në Ballkan për të ndihmuar në procesin e integrimit, ndërsa pritet që të hapen negociatat me Shqipërinë në 6 mujorin e parë të vitit 2018.
a.ç