Analisti Andi Bejtja ka komentuar 105 vjetorin e Pavarësisë.
Sipas Bejtjes kjo pavarësi nuk na hyn shumë në punë.
“Pas 105 vjet po festojme pavaresine, pavaresi qe ne fakt nuk na hyri shume ne pune. Ta mendosh, pas 105 vjetesh nuk kemi zgjidhur akoma ceshtjen e prones: per me teper kemi shkaterruar territorin jo vetem me ndertimet pa leje; kemi shkaterruar lumenj, pyje etj”, shkruan ai.
Sipas tij, vendi është kolonizuar dhe nuk kemi nevojë për pushtues.
Nuk kemi nevoje per pushtues, i krijojme vete kolonizatoret; cfare jane te famshmet PPP apo koncensionet pa llogjike. Therrasim ne ndihme FBI te na luftoje krimin dhe drejtesine po i leme te huajve“, shkruan ai
“Atehere kam nje pyetje per cfare na duhet pavaresia, per cfare na duhen simbolet; vetem per the brohoritur per kombetaren e futbollit dhe per t’u mburrur qe ai qe shpiku viagren eshte shqiptar“, mbyll shkrimin e tij Bejtja
a.ç