Një 67-vjeçar në Dibër është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrollit që ka bërë policia e ka gjetur duke ushtruar aktivitet të paligjshëm. Ai u kap aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provave materiale makinetat, kompjuterët dhe televizorët.
Njoftimi i policisë
U referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.K, 67 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Procedimi ndaj tij filloi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë u kap duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit pa leje. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan lojëra elektronike: 7 makineta, 2 njësi kompjuterësh, 1 televizor dhe 1 printer. Vepra penale “Organizim i paligjshëm i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit”, parashikuar nga neni 197 Kodit Penal.
a.ç