Gianni de Biasi pas vetëm dy muajsh është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës së La Ligas, Alaves
Trajneri italian, Gianni de Biasi mori vetëm gjashtë pikë në dy muaj me Alavesin në La Liga dhe kjo i kushtoi me shkarkim.
Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, në një intervistë për TV Klan, thotë se bëri më të mirën, në kaq pak kohë që kishte.
“Nuk e di se çfarë kërkonin më shumë. Jam i bindur se kam bërë një punë të mirë. Gjeta një skuadër që pas gjashtë ndeshjesh ishte pa pikë, kishte bërë 1 gol dhe kishte pësuar dhjetë. Me mua pas 7 ndeshjesh shënoi 7. Fituam një ndeshje kupe në udhëtim. Besoj se përmirësuam shumë gjëra. Skuadra kishte probleme. Unë kur erdha këtu e mora parasysh riskun dhe pranova, sepse doja të futesha edhe një herë në ligën spanjolle”, u shpreh De Biasi.
Sa i përket të ardhmes, italiani deklaroi se nuk ka asgjë konkrete,
“Për momentin nuk kam asnjë kontakt. Jam ende nën kontratë me Alaves, vetëm nëse do të kem një propozim që do të më kënaqë, do të përpiqem të zgjidh kontratën këtu dhe të shkoj diku tjetër”.
a.ç