Në media është përfolur se edhe ish-zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea ka udhëtuar me makinën e Habilajve, gjë e cila ka sjellë reagimin e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“A ka ngelur njeri nga qeveria pa bere literalisht xhiro me makinen e Habilajve???”, shkruante Shkëlzen Berisha me ironi.
Por ky koment i Shkëlzenit ka sjellë reagimin e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia. Ai akuzon se djali i ish-kryeministrit trafikonte heroinë me makinën e familjes.
“Desha te pyesja Lulin, kush e ktheu Shqipërine ne piken kyce te shperndarjes se drogave te renda?
Pyete njehere “babin” tend politik, se ai duhet te kete dijeni te sakte per kete.
Po nuk u lidhe dot me “babain”, pyet te birin, sepse ai ka dijeni te plota per kete rrjet, qe kur transportonte me makinen e familjes me dhjetra kg heroine ne Vlore, tek vila e Landit te Jasharit, per t’u transportuar me vone per Itali.
Pyete te birin se ne sundimin e dyte te “babait ” tend politik, cili ishte itenerari i ri i trafikut te heroines?
A mos ishte ai ne drejtim te Spanjes qe kryhej nga i biri, ne bashkepunim me nje ish- badigardin e tij nga Vlora ( A.SH.), i cili ndodhet sot ne Amerike.
Me parate e fituara nga ky trafik a u blene prona dhe toka ne zonat e bregdetit ne jug”, denonconte Haxhia, pak kohë më parë.
“Kam qenë dëshmitar vetë në distancë kur Zeni ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes tek stadiumi “Qemal Stafa”. Plus do të shtoja edhe diçka tjetër për Zenin; çfarë e lidhte Zenin e “vogël” me Fitim Gërxhalliun e firmës “Gjallica”? E pyes babë Saliun: A kishte dijeni që Zeni shoqërohej me Fitimin? Apo nuk e pa as Fitimin kur ishte i ftuar personal i Zenit në festimet e 28 Nëntorit në darkën që jepnit ju o Salë Mashtruesi. Po qe se edhe këtë e quan gënjeshtër, të hapen arshivat e TVSH dhe shifni kronikën se më ke shoqërohej Zeni jot i dashur.
Ka pas nuhatje për lekët ai Zeni jot që kur ishte i vogël, Sali, nuk duhet ta mohosh. E nisi me trafikantë droge e pronare firmash piramidale dhe e bitisi me trafikantë armësh. Por për këtë punën e trafikut të armëve nuk dua ta fajësoj shumë, se për këtë ai kishte përvojen tate kur u shite armë gjyshërve të dashur të Zenit tat, tek serbet e Bosnjës” , vijonte ai.