Policia e Vlorës ka marrë një sërë masash për të garantuar rendin dhe sigurinë me qëllim mbarëbajtjen e festimeve për 28 Nëntorin. Lidhur me veprimtaritë festive që janë organizuar në qytetin e Vlorës për festimin e “Shpalljes së Pavarsisë”, Policia ka publikuar masat e nevojshme për mbarëvajtjen e aktiviteteve deri në përfundim të veprimtarive festive.
Prej orarit 10:30 deri më 14:00, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në disa prej akseve rrugore, konkretisht:
– Prej fillimit të rrugës tek Shkolla e Aviacionit deri tek rrethrrotullimi i Omonias nuk lejohet parkimi i mjeteve në anën e djathtë të aksit.
-Prej Rrethrrotullimit të Omonias deri tek Shkolla e Muzikës,
-Shkolla e Muzikës deri tek Xhamia nuk lejohet parkimi nga të dyja anët e aksit rrugor.
-Sheshi përpara Xhamisë
-Sheshi tek Pedonalja
-Rrethrrotullimi i skelës deri në hyrje të Lungomares, në të dyja kahët e aksit nuk lejohet parkimi i mjeteve.
-Sheshi përpara Bashkisë
-Rrethrrotullimi i Xhamisë, nuk lejohet parkimi i mjeteve.
Ju falenderojmë për mirkuptimin dhe POLICIA VLORË ju uron GËZUAR FESTËN E FLAMURIT !