Policia njoftonte në muajin shtator se kishte arritur të sekuestronte 4 automjete të blinduara në Tiranës, ku dyshohej se në to qarkullonin elemente kriminale.
Por hetimet u nisën e u mbyllën nga prokuroria e kryeqytetit, duke i kthyer automjetet e blinduara pronarit të tyre.
ABC News ka siguruar videon kur dalin nga pika e bllokimit në Arbanë katër automjetet e sekuestruara.
Më pas, siç shikohet edhe nga videoja, të njëjtat automjete lëvizin si eskortë edhe në qendër të Tiranës.
/a.m.