Ministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili denoncoi sot ate qe e quan skandalin e ndertimit te tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Basha deklaroi se mbrapa ndërtimit të tyre, qëndrojnë Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.
Ahmetaj sqaron se “se brenda 7 vitesh bashkia e Elbasanit e Fierit do jene bere pronare te dy inceneratoreve per nje kosto totale investimi dhe sherbimi prej 54 milion Euro me tvsh (dhe proceduren e pagesave per blerjen e agregateve ne Fier e ka certifikuar edhe vete Kontrolli Larte i Shtetit), nderkohe qe Elbasani ka shpetuar, e Fieri do te shpetoje prej helmeve te plehrave qe qeveria e vjeter e Lulezimit i la te digjen rrugeve”
Më poshtë reagimi i plotë të ministrit Ahmetaj:
Keqardhje e thelle per kryetarin e Partise Demokratike qe ka nje raport shume problematik me realitetin dhe sidomos me shifrat.
Nderkohe qe per 1 milone USD te kaluara ne kanalet e zeza te pagesave jashte sistemit ligjor te Republikes se Shqiperise, saktesisht permes nje kompanie offshore, nuk flet asnje fjale, paska zbuluar 400 milione euro qe do u paguakan per ndertimin e tre inceneratoreve ne Elbasan, Fier, Tirane. Dhe sipas tij per te shkaterruar Shqiperine dhe shendetin e shqiptareve.
Nderkohe qe nuk i ka deklaruar asgjekundi 1 milione dollaret e zbuluara matane oqeanit, te cilat vetem ai e di se nga burojne, po ajo qe dihet eshte se kane rrjedhur ne te zeze per te nxire Shqiperine dhe qeverine socialiste me balten e shpifjeve, na deklaron sot se po shkaterrohet Shqiperia dhe shendeti i njerezve, me 3 projekte te certifikuara nderkombetarisht. Nderkohe qe gjuan ne ajer nje shifer kolosale te perafert me ate per te cilen i iku prokurorise nga duart me raport mjekesor, Lulezim Basha nuk e fsheh dot mesa duket shqetesimin ne rritje per faktin se zullumi i 1 milione dollareve mund te mbyllet mbase ne Shqiperi me nje tjeter raport mjekesor, po zor se do mbyllet andej nga ana tjeter e oqeanit ku nuk t’i fal njeri lojrat kukamcefthi me parane.
Per opinionin publik, mund te them sot se brenda 7 vitesh bashkia e Elbasanit e Fierit do jene bere pronare te dy inceneratoreve per nje kosto totale investimi dhe sherbimi prej 54 milion Euro me tvsh (dhe proceduren e pagesave per blerjen e agregateve ne Fier e ka certifikuar edhe vete Kontrolli Larte i Shtetit), nderkohe qe Elbasani ka shpetuar, e Fieri do te shpetoje prej helmeve te plehrave qe qeveria e vjeter e Lulezimit i la te digjen rrugeve.
Projekti i Tiranes eshte ende larg konkretizimit dhe heperhe nuk mund te thuhet qe eshte e sigurte se do te zbatohet, por e sigurte eshte qe ne seancen e kesaj jave ne Kuvend Lulezim Bashen e pres me kenaqesi ne nje perballje shifrash, faktesh dhe provash. Qofte per luften kunder plehrave te lena rrugeve nga qeveria e tij e vjeter, qofte per 1 milione dollaret e zinj per te bere pleh Shqiperine.
javanews/a.ç