Dy prej automjeteve, pjesë e eksortës së kryeministrit Edi Rama, janë aksidentuar në hyrje të qytetit të Korçës, ku pritet të zhvillohet mbledhja dyditore e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Tre automjete janë përplasur mes tyre, dy prej të cilave makina shoqëruese të Ministrisë së Brendshme, pjesë e eskortës së Kryeministrit.
Bëhet e ditur se tre punonjës të Gardës, Ervin Musai, Klodian Llaka dhe Shkëlqim Pojana (shofer) kanë mbetur të lënduar si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në automjetin “Golf”.
Pesë të lënduarit janë transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Korçës ku ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve.
Ata janë transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Korçës ku ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve.
Njoftimi i policisë
Më datë 27.11.2017, pak minuta me pare, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor. Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Volksvagen” me targë AA 426 FD dhe një Range Rover” me targë AA 313 DX.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht mesohet se mjeti tip Woslwagen, qe udhetonte ne krah te kundert me eskorten, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë ka goditur makinen tip ‘Range Rover’ qe udhetonte para tij dhe uli shpejtesine, e me pas makinen e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dale nga rruga.
I demtuar më lehtē është dhe nje mjeti tip Mitsubishi qe ishte pjese e eskortes. Grupi i posaçem hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.
VIDEO/ Aksidenti i eskortës së Ramës, një prej mjeteve në kanal
a.ç