Replikat kanë qënë ato që kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë në ditën e sotme, teksa nuk kanë munguar gjatë gjithë javës përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës.
Në “pararojë” të përplasjeve kanë qënë kreu i komisionit, deputeti socialist Erjon Braçe dhe deputeti i PD Edmond Spaho.
Këtë radhë “mollë” sherri ka qënë LSI, teksa Braçe ka ironizuar aleancën e PD me të, duke thënë se ishin martuar bashkë.
Kjo ka ndezur debatet, ndërsa Braçe e ka kthyer duke thënë “bashkëjetesë”.
Braçe dhe Spaho janë përplasur, teksa po diskutohej për taksën mbi pronën.
Debati ka devijuar ne ironi, teksa Braçe ironizoi bashkimin e PD me LSI, teksa tha se tani PD është martuar me një tjetër forcë politike.
Spaho: Ai ministri rrogën e 30 viteve të ketë mbledhur nuk e blen dot tokën. Ndaj duhet të fillojë hetimi pasuror.
Braçe: Do ta dënoj me çdo gjë. Ky rast do të ndëshkohet me përgjegjësi penale.
Spaho: Këto janë skandaloze.
Braçe: Nuk do luajmë lojën e PD, që tani është martuar me një tjetër forcë politike.
Spaho: Po lëri këto, po ti kur u martove.
Braçe: Thashë bashkëjetesë.
Tabaku-Bushatit: Mos u shqetëso për PD, por ju duhet të mblidhni mendjen.
/tema/b.d